Më shumë se 20 çifte janë arrestuar në Indonezi për shkak të festimit të Ditës së të dashuruarve edhe përskaj ndalesave nga autoritetet.
Në Surabajë, qytet i dytë për nga madhësia në Indonezi në lindje të Javës, policia ka kryer kontroll në hotele dhe ka burgosur më shumë se 20 çifte për të cilat dyshonte se e kishin thyer ndalesën për festimin e 14 shkurtit, respektivisht Ditës së të dashuruarve.
Disa qytete në Indonezi ndaluan festimin e Ditës së të dashuruarve, ndërsa policia “gjahun e të dashuruarve” e kishte kryer në më shumë provinca të këtij vendi mysliman.
Në ishullin Lombok, në Bali, autoritetet lokale në qytetin Matarama e urdhëruan policinë të kontrollojnë shkollat dhe të zbulojnë nëse ndonjëri nga nxënësit e feston festën, që është karakteristike për Perëndimin.
Në provincën Açeh, e vetmja në Indonezi ku zbatohet Ligji i sheriatit, autoritetet e ndaluan Ditën e të dashuruarve me shpjegimin se ajo nuk është pjesë e kulturës së tyre.