Site icon PORTALB

Në një internet kafe në fshatin Miletinë të Tetovës në mënyrë ilegale janë organizuar lojëra të fatit

policia- mpb

MPB- Ilustrim

Gjatë ekspertizës në një internet kafe në fshatin Miletinë të Tetovës në pronësi të D.J (51) nënpunësit e Sektorit të Punëve të Brendshme dje kanë gjetur dhe me vërtetim kanë marrë tre aparate poker me të cilët në mënyrë ilegale kanë organizuar lojëra të fatit, njofton Portalb.mk.

Ekspertiza, siç informon MPB, është zbatuar në periudhën prej orës 21:00 deri në orën 23:00 pas njohurive të marra se në mënyrë ilegale janë organizuar lojëra të fatit.

Pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerret masat e nevojshme.

Exit mobile version