Site icon PORTALB

Nuk ka subvencione prej 9.000 denarësh për të papunësuarit

Në Planin për rritje ekonomike nuk është përfshirë premtimi zgjedhor i LSDM-së për subvencionimin e vendeve të reja të punës të personave më të moshuar. Foto: Printscreen

Në Planin për rritje ekonomike nuk është përfshirë premtimi zgjedhor i LSDM-së për subvencionimin e vendeve të reja të punës të personave më të moshuar. Foto: Printscreen

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ (208 – 209); Afati për realizim:gjashtë muaj]

ARSYETIM:

 Gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi subvencione prej 9.000 denarësh për pagat mujore bruto të paguara në periudhë prej 12 muajsh për kompanitë të cilat punësojnë persona deri në moshën 50 vjeçare, ndërsa ato kompani të cilat do të punësojnë persona më të vjetër se 50 vjeç, ndihma shtetërore prej 9.000 denarëve për dhënien e pagës bruto, në periudhë prej 18 muajsh. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, i dhënë në programin zgjedhor: Pani për jetë në Maqedoni”, në kapitullin “Reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë” (faqe 208 dhe 209) deri më tani (09.02.2018) tetë muaj pas zgjedhjes së Qeverisë së re, nuk është realizuar, shkruan “Vërtetëmatësi“. 

Në fund të vitit të kaluar (27.12.2017) kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev i prezantoi masat prej Planit për rritje ekonomike, të cilat i miratoi Qeveria, dhe të cilat janë themel i tre shtyllave. Me masat prej shtyllës së parë mundësohet mbështetja për krijimin e vendeve të reja të punës, me ç’rast parashikohet “për çdo vend pune të ri të krijuar për të cilin kompanitë di të paguajnë neto-pagë 50 përqind më të lartë se paga minimale të vërtetuar me ligj, Qeveria do të sigurojë mbështetje prej 20 përqind të lartësisë së pagës”. 

Masa shtylla e parë e Planit për rritje ekonomike

Nuk kemi interes të subvencionojmë punësime me paga minimale. Që të zvogëlohet konkurrenca jo lojale të 70 përqind të mjeteve janë të përcaktuara për punësime të personave të cilët dalin prej banke, për persona të cilët janë më tepër se tre muaj të papunësuar, për persona të cilët drejtpërdrejt do t’i marrin prej administrate, si dhe për persona të cilët kanë mbetur pa punë, për shkakun se kompania në të cilën kanë punuar ka falimentuar ose është duke i zhdukuru shpreh Angjushev.

Atëherë, poashtu u kumtua se kjo masë për rritje e punësimit i cili zgjatë pesë vite, me çka kompanitë të cilat në vitin 2017 kanë pasur punësime të këtilla do të mund të konkurrojnë për ndihmë deri në prill të vitit 2018, ndërsa ata të cilat do të punësojnë realizojnë punësme të reja në vitin 2018, ndihmë do të mund të kërkojnë deri në prill të vitit 2019.

Masa shtylla e parë e Planit për rritje ekonomike

Sipas masës sëparaparë në shtyllën e partë nga “Plani për rritje ekonomike”, del se në çdo kompani do të ketë punësime të reja dhe do të ju jep neto-pagë prej 300 eurosh, shteti do të ndihmojë në kthim të mjeteve me vlerë prej 60 eurosh. Por, në “Planin për rritje ekonomike” aspak nuk përmendet se do të jepen subvencione prej 9.000 denarësh për pagën e mujore bruto të dhënë për kompanitë të cilat do të punësojnë persona të papunësuar me vlerë deri dhe mbi 50 vjeç, në periudhë prej 12 ose 18 muajsh. Ashtu që këtë premtim zgjedhor të LSDM-së e vlerësojmë si jo të realizuar. 

Exit mobile version