Site icon PORTALB

Qeveria do ta shesë Mercedesin që e dëgjuam te “bombat” përmes ankandit publik

Qeveria solli vendim se do të bëhet shitja e automjetit Mercedes Benz C 600, përmes sistemit elektronik për oferta publike të cilin e drejton dhe operon Ministria e Financave.

Vlera fillestare e këtij automjeti, e llogaritur në bazë të vlerësimit të Byrosë për ekspertizë ligjore është 14.372.208,00 denarë, gjegjësisht 230.000 euro- shkruan në njoftimin nga Qeveria.

Ankandi publik do të bëhet në formë elektronike përmes internet faqes www.e-aukcii.finance.gov.mk.

Mercedesi u përmend në “bombat” nga skandali i përgjimeve.

Exit mobile version