Site icon PORTALB

Albin Tahiri debuton në Lojërat Olimpike Dimërore

Albin Tahiri

Albin Tahiri

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pjongçang të Koresë së Jugut.

“Skitari ynë ka zënë vendin e 37-të në mesin e 65 garuesve në disiplinën kombinim alpin”, njoftoi Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në Facebook, transmeton REL.

Sipas Komitetit Olimpik, kjo pozitë vlerësohet e suksesshme.

Tahiri, 28 vjeç, është sportisti i vetëm që mbron ngjyrat e flamurit të Kosovës në Pjongçang.

Kosova po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore, derisa në Lojërat Olimpike Verore tashmë ka një medalje të artë me kampionen në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Exit mobile version