Site icon PORTALB

Për shkak të sëmundjes së avokates, shtyhet gjykimi për rastin “Trust”

Sead Koçan

Sead Koçan

Gjykimi për rastin “Trust” që duhej të vazhdojë sot në Gjykatën Penale, është anuluar për më 20 shkurt për shkak të mungesës së njërit avokat të të akuzuarve. Avokatja Sanja Aleksiq për shkak të sëmundjes nuk ka qenë e pranishme për shkaqe të arsyshme nga seanca gjyqësore, njofton Portalb.mk.

Në “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, si dhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve janë udhëheqësit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë.

Në rend janë dëshmitë e palës mbrojtëse, pas së cilës pritet fjalët përfundimtare dhe vendimi.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tender në ELEM me vlerë prej 17 milionë euro.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TRUST” 

Exit mobile version