Site icon PORTALB

Papa falënderon Bangladeshin për pranimin e refugjatëve të Arakanit

Papa Françesku

Papa Françesku ka falënderuar kryeministren e Bangladeshit Sheik Hasina për pranimin e refugjatëve nga Arakani i Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra për media e Vatikanit deklaron se Papa ka përgatitur një pritje për kryeministren Hasina, e cila më vonë u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolino.

Në takime u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe por edhe vizita e fundit e Papës në Bangladesh.

Papa Françesku dhe zyrtarët e Vatikanit shprehën mirënjohje për Bangladeshin për pranimin e muslimanëve nga Arakani.

Gjithashtu është shprehur dëshira për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe afatgjate e cila do t’i jepte fund vuajtjeve të muslimanëve të Arakanit.

Exit mobile version