Site icon PORTALB

100 ditë udhëheqje, Taravari: me emërimin e drejtorëve kemi depolitizuar arsimin

100 ditë udhëheqje: kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot shpalosi të arriturat e udhëheqësisë së re komunale në 100 ditët e para të mandatit 2017-2021 dhe tha se ka:

Falë donatorëve dhe sipërmarrësve nga Gostivari, Taravari shtoi se:“bëmë një zgjidhje të përkohshme të problemit me çatinë e shkollës “Goce Dellçev”, ndërsa në një të ardhme të afërt, problemin do ta zgjidhim për afat të gjatë”.

Ai theksoi se është arritur marrëveshje me ambasadën e Zvicrës për fillimin e punimeve në deponinë Rusino, ndërsa në muajin prill do të zgjidhet edhe një problem krucial për qytetarët e komunës së Gostivarit, respektivisht do të fillojë me punë Stacioni për filtrimin e ujit.

“Për herë të parë në komunën e  Gostivarit u organizua prezantim i propozim-buxhetit para qytetarëve dhe u debatua mbi të njëjtin. Rritëm të hyrat nga tatimet për rreth 20% në muajin janar 2018, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar 2017, gjë që tregon se është rritur besueshmëria e qytetarëve në institucionin komunë”, tha Taravari, thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Taravari gjithashtu njoftoi se është prishur një kontratë e dëmshme me parterin privat për parkim zonal, me të cilën qytetarët e Gostivarit dëmtoheshin për çdo muaj nga mbi 5 mijë euro.  

Exit mobile version