Site icon PORTALB

Konfirmohet investimi 45 milion eurosh nga Unioni i Odave dhe Berzave të Turqisë për Maqedoninë (VIDEO)

Unioni i Odave dhe Berzave të Turqisë  në Ankara do të investojë 45  milion euro në Maqedoni, kjo u konfirmua në takimin e sotëm mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe menaxherit të TABB, njofton Portalb.mk.

Paratë e investimit, siç njoftohet përmes rrjetit social “Facebook” të kryeministrit , do të shfrytëzohen për kopshte, shkolla, rrugë dhe knalizim.

“U takova me menaxherin e Grupacionit TABB. Janë konfirmuar prioritetet për investim prej 45 milion euro te TAB në Maqedoni. Paratë do të investohen për projekte të ndryshme për qytetarët. Bëhet fjalë për investime në kopshte, shkolla, ujësjellës dhe në rrjetin e kanalizimit dhe në rrugët lokale dhe rajonale, ajo që realisht nevojitet për qytetarët”, tha Zaev.

Exit mobile version