Site icon PORTALB

Tetovë, trotuaret e papërfunduara njollë e qytetit, premtimi ende nuk është realizuar (FOTO)

Ecja nëpër bulevardin kryesor të Tetovës “Iliria” apo emrin origjinal “Marshall Tito” paraqet një sfidë për banorët e këtij qyteti. Ka thuajse një vit që trotuaret, posaçërisht ai që të çon në qendër, përkrah bibliotekës si dhe afër tregut të gjelbër ka mbetur i gërmuar dhe mezi mund të ecet nëpër rërën e cila pret të mbulohet me pllakat e projektit të promovuar me aq pompozitet më 17 mars të vitit të kaluar nga Komuna e Tetovës, njofton Portalb.mk. Fotografitë tregojnë gjendjen në të cilën është katandisur qendra e qytetit.

Në pyetjen e Portalb.mk drejtuar Komunës së kur pritet të mbarojë ndërtimi i lënë për gjysmë ata thanë se në pranverë sepse kushtet klimatike kanë penguar ndërtimin e deritanishëm.

“Punimet te trotuaret te bulevardi Iliria dhe te tregu i gjelbër do të fillojnë në pranverë atëherë dhe pritet të mbarojnë punimet“ thonë për Portalb.mk nga Sektori për rrugë dhe tokë ndërtimore në Komunën e Tetovës.

Por ajo që bie në sy është se korzoja është funksionale për të ecur, por shumë larg asaj që është premtuar nga kryetarja Teuta Arifi se do të bëhet.

Në fakt, janë vendosur vetëm begatona në trotuar por nuk i shohim të vendosura gjërat e premtuara.

“Gjithsej do bëhet fjalë për rregullim të hapësirës publike në sipërfaqe prej 15.000m2, ku përveç shtigjeve dhe zhardinjerave të ngritura për gjelbrim do të bëhet edhe vendosja e gjithsej 73 shtyllave për ndriçim publik, 12 fontanave me ujë për pije, 75 mbrojtës metalik për trungjet e drunjëve, 22 shporta për mbeturina, 32 kontruksione për parkim të biçikletave si dhe 233 ulëse të drurit për qytetarët.” premtoi Arifi më 17 mars 2017.

Ja një krahasim si duhet të duket dhe si është tani:

Si duhet të duket:

Si është tani:

?

Trotuari në Tetovë Mars, 2018

Punimet i kryen kompania IR Group ndërsa Portalb.mk para tre javëve ka kërkuar dokumentacionin e tenderimit nga Komuna e cila ka edhe një javë afat ta dorëzojë, për të parë banorët e Tetovës se sa para kushton ky projekt si dhe detajet e tjera të marrëveshjes.

Exit mobile version