Autoritetet marokene njoftuan se në Kazabllankë kanë sekuestruar 541 kilogramë kokainë, të fshehur në një kontejner me mallra nga Amerika Jugore.
Janë arrestuar gjashtë persona, në mesin e të cilëve një brazilian, i cili dyshohet se ka qenë “truri” i grupit kriminal.
Sipas rezultateve fillestare të hetimit, bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar për tregti me drogë të lidhur me kartelet nga Amerika Latine dhe drejtuar drejt Evropës.