Site icon PORTALB

Tërmet në Mal të Zi, lëkundjet ndjehen në Shqipëri e Kosovë

Tërmet

Tërmet

Një tërmet me magnitudë 4.4 ka rënë juglindje të Malit të Zi, por lëkundjet janë ndjerë edhe përtej kufirit, në veri të Shqipërisë dhe Kosovë.

Nga të dhënat e para, rezulton se epiqendra e tërmetit ka qenë 35 km në perëndim të Pejës, e me thellësi 5 km.

Pavarësisht panikut të krijuar, deri në këto momente nuk është raportuar për dëme materiale në asnjë prej shteteve.

Exit mobile version