Site icon PORTALB

Deputetja e LSDM-së, Lazarova dhe kryetari i Valandovës, Konstandinov, lëndohen në aksident

Makinë

Ilustrim

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Udovo, rëndë është lënduar deputetja e LSDM-së Meri Lazarova (33), kurse lëndime më të lehta mori kryetari i komunës së Valandovës, Pero Konstandinov (30).

Deputetja e cila ishte duke i dhënë makinës, menjëherë u transferua në qendrën e urgjencës në Shkup, pasi kishte lëndime në kokë dhe trup, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB njoftojnë se makina “opel corsa” është rrotulluar pasi M.L. është munduar që të shmang dheun që kishte rrëshqitur në rrugë.

 

 

Exit mobile version