Site icon PORTALB

Nuk ndalet Shkupi, sjell turkun Emre Can si përforcim të radhës (FOTO)

Emre Can Atila dhe Omer Bunjaku

Emre Can Atila dhe Omer Bunjaku

Skuadrës së Shkupit sot i është bashkuar edhe një futbollist, bëhet fjalë për mesfushorin 21 vjeçar Emre Can Atila, i cili në formë huazimi te Shkupi vjen nga skuadra e Superligës turke, Konyaspor.

Futbollisti turk karrierën e tij e kishte filluar me skuadrën e Gencerbirligi, për të arritur kontratë profesionale me skuadrën e Konyaspor, me të cilët luajti në tetë ndeshje. Më pas ai huazohet te ekipi i Ligës së dytë, Anadolu Selçukspor duke regjistruar 14 paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Emre Can me fanellën e FC Shkupit

Emre Can Atila te Shkupi vjen në formë huazimi për gjashtë muajt e ardhshëm, me mundësi për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin e kaluar. Atila është futbollisti i dytë nga Turqia që vesh fanellën e FC Shkupit, para tij për Shkupin luajti edhe Enes Akgun. Emre Can është përforcimi i shtatë te Shkupi këtë afata kalimtar, para tij me skuadrën e u bashkuan, Bllagoja Ljamçevski, Rron Broja, Stefan Vujçiç, Bllaze Ilijoski, Basilio Ndong dhe Mariano Ondo. /Portalb.mk/

 

Exit mobile version