Site icon PORTALB

Kosova ia dorëzon Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Oliver Ivanoviq

Foto arkiv

Përmes zyrës së EULEX-it në Beograd, Prishtina i ka dorëzuar Ministrisë serbe të Drejtësisë dokumentacionin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, shkruajnë mediat serbe.

Sipas njoftimit të Ministrisë serbe të Drejtësisë, dokumentacioni përmban raportin e autopsisë dhe atë të hetimit dhe pritet t’i dorëzohet Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Prokuroria për Krim të Organizuar kishte kërkuar në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit në pjesën veriore të Mitrovicës, që autoritetet kosovare t’ua dorëzojnë një kopje të raportit të hetimit, skicat nga vendi i krimit dhe të gjitha të dhënat e tjera që mund të ndihmojnë në ndriçimin e kësaj vrasjeje.

Exit mobile version