Një aeroplan rus me 50 pasagjerë është zhdukur mbi Indonezi, gjatë fluturimet mbi disa male përderisa demonstronin fushatë për të tërhequr blerës potencial, thanë zyrtarët.
Ekipet e gjurmimit dhe të shpëtimit janë duke kërkuar rajonin në jug të kryeqytetit, tha Bambang Ervan, zëdhënësi i Ministrisë së Transportit. Sidoqoftë, moti i keq ka bërë që dy helikopterë të kthehen.
Aeroplani Sukhoi Superjet-100 u ngrit nga aeroporti Halim Perdanakusuma në Xhakarta në orën 2:21 pasdite. Është zhdukur nga radari 21 minuta më vonë, afër malit Salak, pasi ekuipazhi kërkoi nga rregulluesit e komunikacionit ajror që të ulen nga 10.000 metra në 6.000.
Nuk u dha asnjë shpjegim për ndërrimin e kursit. Edhe moti ishte i qetë.
Ekipet e shpëtimit ende janë në kërkim. /Portalb/foxnews