Site icon PORTALB

Qytetarët do të njoftohen se si funksionojnë kamerat në rrugë dhe si rregullohet komunikacioni

A e keni pyetur ndonjëherë veten se si punojnë semaforët në Shkup? Në çfarë mënyre funksionojnë kamerat e rrugëve dhe si rregullohet komunikacioni në kryeqytet?

Si përgjigje e këtyre pyetjeve, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e transparencës në punë. Qyteti i Shkupit organizon ditë të hapur në Qendrën për Menaxhim dhe Kontrollt të Komunikacion dhe njëkohësisht i fton qytetarët të marrin pjesë dhe të njoftohen me mënyrën e punës dhe funksionimin e kësaj qendre, njofton Portalb.mk.

“Dita e hapur në Qendrën për Menaxhim dhe Kontroll të Komunikacionit, me seli në hapësirat e Stacionit të Autobusëve të Qytetit, do të mbahet të shtunën (10 shkurt) prej orës 10:00 deri në orën 14:00.

Të gjithë personat e interesuar që duan ta vizitojnë Qendrën për Menaxhim dhe Kontroll të Komunikacionit duhet të paraqiten deri të premten deri në orën 15:00 në numrin telefonik 02/3297-265 ose nëpërmjet adresës elektronike  mediumi@skopje.gov.mk”, informojnë nga Qyteti I Shkupit.

Siç informojnë ata, Qendrën për Menaxhim dhe Kontroll të Komunikacionit do të mund ta vizitojnë vetëm personat që do të paraqiten në pajtim me kushtet e lartpërmendura, ndërsa vizitat do të ndahen në grupe ka 10 persona. Vizitorët duhet të kenë me vete dokument të identifikimit.

Është e ndaluar të bëhet fotografi brenda qendrës, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Exit mobile version