Site icon PORTALB

Raport i Kongresit të SHBA-së: Agjentë të FBI-së kishin preferenca për Hilari Klintonin

FBI

FBI

Agjentë të Byrosë federale hetuese (FBI) në vitin 2016 demonstruan antagonizëm ndaj presidentit Donald Tramp në periudhën derisa ishte kandidat për funksionin, ceket në raportin e Kongresit të SHBA-së.

Sipas Raportit të komisionit të Senatit për siguri të brendshme, dy agjentë të FBI-së këmbyen rreth 50.000 porosi elektronike në të cilat shprehin simpati ndaj kandidates së atëhershme të dmeokratëve për funksionin e presidentit.

Në atë kohë ishte aktiv hetimi kundër Klintonit për shkak se derisa ka qenë sekretare amerikane e Shtetit ka shfrytëzuar server privat për dërgim të e-maileve zyrtare. Mediumet amerikane theksojnë se mu ai hetim ka kontribuar për humbjen e saj në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit 2016.

Republikanët e akuzuan FBI-në se i kanë shfrytëzuar të gjitha mjetet për të dëshmaur se Tramp është zgjedhur falë përzierjes ruse.

Sipas Komisionit të Senatit, i kontrolluar nga republikanët, porositë elektronike çojnë në mendimin se ish-drejtori i FBI-së, Xhejms Komi, që në korrik të vitit 2016 vendosi të mos fillojë hetim penal kundër Hilari Klintonit, përkatësisht edhe para se ta marrë në pyetje, ndërkaq presidenti ia tëhershëm – demokrati Barak Obama, është e mundur të ketë ndikuar në hetim, duke pasur parasysh atë që ka kërkuar të “dijë gjithçka” për rrjedhën e tij.

“SMS-të e reja të FBI-së janë BOMBË”!, shkroi Tramp në Tuiter pas Raportit të Kongresit.

Exit mobile version