Site icon PORTALB

Anxhela Peristeri tregon arsyen përse nuk është martuar ende

Anxhela Peristeri

Ajo është ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare. Me një zë të jashtëzakonshëm, Anxhela Peristeri në çdo kompeticion që ka marrë pjesë ka veçuar nga të tjerët. Sot e ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, Anxhela ka lënë për një moment mënjanë karrierën, dhe ka folur për martesën.

Me shaka Anxhela është shprehur se nuk e di nëse ndonjëherë do të martohet pasi është shumë e lidhur me familjen e saj. Këngëtarja ka treguar se vazhdon të jetojë me familjen, dhe se ndarja me ta i duket shumë e vështirë. Marrëdhënien më të ngushtë ajo e ka me të atin.

‘Unë jetoj ende me prindërit. Vetëm babi ka të drejtën të më zgjoj nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithmonë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kur isha 20-vjeç që shkova në Greqi sikur u bëra pak më e pavarur”,-është shprehur Anxhela.

Sa i përket pyetjes se nëse është në një marrëdhënie, Anxhela është shprehur se vazhdon të jetë “Single”.

Exit mobile version