Site icon PORTALB

Akademia Ushtarake e Maqedonisë shpalli konkurs për pilotë

Pilot, ilustrim

Pilot, ilustrim

Konkurs për regjistrim të dëgjuesve të aftësimit profesional dhe përsosjes së gradës së aviacionit, kumtoi sot Akademia Ushtarake “Gjenerali Mihajllo Apostollski”.

Nga Akademia u bëjnë thirrje qytetarëve të rinj të Republikës së Maqedonisë të cilët kanë përfunduar arsim të lartë, nuk janë më shumë se 28 vjeç dhe dëshirojnë të jenë pilotë të ardhshëm ushtarakë në Armatën e Republikës së Maqedonisë, t’i parashtrojnë aplikimet e tyre me dokumentet e nevojshme prej sot, më së voni deri më 9 mars.

Gjatë pranimit, merret parasysh suksesi i kandidatëve nga arsimi i lartë i përfunduar dhe kontrollimet për gatishmërinë fizike.

Për më shumë rreth konkursit lexo: KËTU

Exit mobile version