Site icon PORTALB

FFM së shpejti vendos për fushat në Çair dhe Avtokomandë

Pamje nga stadiumi i Çairit

Pamje nga stadiumi i Çairit

Ka mbetur pak më shumë se një javë para të fillojë sezoni pranveror në Ligën e Parë të Maqedonisë, ndërsa në bazë të raporteve dy skuadrat nga Shkupi, FC  Shkupi dhe ajo e “Skopjes” janë në pritje të raportit përfundimtar të Komisioni për infrastrukturë pranë FFM-së, nëse do të plotësojnë kushtet fushat e tyre që të mundë ti zhvillojnë ndeshjet në Çair dhe Autokomandë.

Komisioni i garave pranë FFM-së, më së voni deri të premten do të duhet të përcaktojë fushat në të cilat do të luhen ndeshjet e para të sezonit pranveror. Për shkak të dëmtimit të fushës në vjeshtë skuadra e Shkupit u detyrua që ndeshjen e kthimit të Kupës së Maqedonisë me Vardarin ta luante në lagjen Gjorçe Petrov. /Portalb.mk/

Exit mobile version