Site icon PORTALB

Asad emëron kryeministër të ri

Asad emëron kryeministër të  ri

Asad emëron kryeministër të ri

Mediat shtetërore në Siri raportojnë se presidenti Bashar al-Asad ka emëruar ish-ministrin e bujqësisë, Rijad Hixhab, në postin e kryeministrit të vendit.

Vendimi pason zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar. Hixhab do të pasojë Adel Safarin, i cili ishte emëruar në këtë post në prill të vitit të kaluar, pak pas shpërthimit të protestave anti-qeveritare.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se mbi 10,000 persona kanë humbur jetën në më shumë se një vit trazira. /botasot

Exit mobile version