Site icon PORTALB

Humb jetën një adoleshent në fatkeqësi komunikacioni me motoçikletë

MPB

Një motoçiklist 14-vjeçar nga Pallqishta e Poshtme, Tetovë, ka humbur jetën sot në një fatkeqësi trë komunikacionit pasi ka humbur kontrollin ndaj motoçikletës dhe është përplasur me automjetin e parkuar “Opel Astra” me targa tetovare.

Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, I.I rreth orës 13:45 minuta është sjellë në ambulancën private “Kujdesi” në Reçicë të Madhe të Tetovës, pa shenja jete.

Në vijim është ekspertizë e prokurorit publik, mjekut në mjekësinë ligjore dhe ekipi i SPB Tetovë, tha Josifovski.

Exit mobile version