Site icon PORTALB

Pavllopulos: Emri i vendit fqinj rrezaton irredentizëm

Prokopis Pavllopullos

Prokopis Pavllopullos

Parakusht për hyrje në NATO dhe në BE është që emri të zgjidhet në mënyrë në të cilën do të përjashtohet çdo lloj i irredentizmit, porositi presidenti grek Prokopis Pavllopulos nga Larisa, duke folur para pjesëtarëve të aviacionit grek.

Prokopis Pavllopulos, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, konsideron se “emri i sotëm i njohur edhe nga vende të tjera, qartë rrezaton irredentizëm”.

“Kërkesat e njëjta të bashkësisë ndërkombëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian tregojnë se emri rrezaton irredentizëm. Dhe ky është realitet. Ky vend, të cilin ne e duam për aleat, për mik dhe në NATO dhe Bashkimin Evropian, duhet të zgjedhë. Dëshiron perspektivë? Nëse dëshiron do të duhet t’i bëjë ndryshimet e domosdoshme në të gjithë rendin juridik, duke filluar nga Kushtetuta e saj, ku do të ekzistojë ndryshim të emrit të saj dhe gjithsesi ky ndryshim do të ndiqet edhe me garanci që e përjashtojnë irredentizmin edhe lidhur me kufijtë edhe lidhur me kombësinë, dhe lidhur me gjuhën”, tha Prokopis Pavllopulos.

Exit mobile version