Site icon PORTALB

Tërmet në Maqedoni

Ilustrim

Një tërmet prej 3,8 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar paradite në orën 10:13 me epiqendër në rajonin e Dojranit.

Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematikoro-natyror në Shkup njoftoi se epiqendra ka qenë në 15 kilometra në lindje të Dojranit, në Greqinë fqinje.

Tërmeti është ndjerë nga banorët në Dojran, Vallandovë dhe Strumicë, me intensitet prej tre deri në pesë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

Exit mobile version