Site icon PORTALB

“Emri”, Koxias: Vazhdoj me ndërgjegje të qetë të negocioj për të mirën e atdheut

Nikos Koxias

“Vazhdoj me ndërgjegje të qetë të negocioj për të mirën e atdheut”, ka shkruar shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, në profilin e tij në Tuiter, pas protestës së djeshme në sheshin “Sintagma” në Athinë me moton “Maqedonia është Greqi”. Sipas Koxias, agjencitë e rejtingjeve dje kanë marrë demant dhe ka dërguar kritika deri te partia opozitare Demokracia e Re, njofton Portalb.mk.

Ende nuk ka harmonizim për numrin e njerëzve që kanë marrë pjesë në protestin e djeshëm. Organizatorët thonë se ka pasur mbi një milion, ndërkaq policia thotë se tubimi i djeshëm ishte rreth 140.000 persona.

Në qendrën e Athinës, mes qytetarëve ishin edhe ish kryeministri grek, Andonis Samaras, deputetët e partisë opozitare Demokracia e Re, por edhe nga partia e koalicionit në qeveria, Grekët e Pavarur.

Nga ana tjetër, zv/kryeministri i Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka deklaruar se “protestat nuk duhet të ndikojnë për procesin për zgjidhjen e çështjes së emrit”.

Exit mobile version