Site icon PORTALB

Tetë të vdekur, 58 të lënduar gjatë një sulmi në Jemen

Pamje nga sulmet e mëparshme ajrore në Jemen nga ana e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite

Ilustrim - Jemen

Së paku tetë persona e humbën jetën gjatë një sulmi ajror të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite ndaj një ndërtese të policisë në Sanë, që është nën kontrollin e kryengritësve, pohojnë kryengritësit jemenas huthë.

Siç theksojnë, në mesin e viktimave nga sulmi është një fëmijë, përderisa 58 janë lënduar.

Sipas personave zyrtarë të sigurisë dhe dëshmitarëve okularë, shumica e viktimave janë civilë.

Exit mobile version