Site icon PORTALB

Lidhshmëria e proceseve inflamatore dhe depresionit

Hulumtimi i shkencëtarëve kanadezë tregon në lidhshmërinë e proceseve inflamatore në tru dhe depresionit.

Rezultatet bazohen në analizën e incizimeve në tru në 20 pacientë me diagnozë të depresionit dhe 20 të anketuarve të shëndoshë nga grupi kontrollues.

Është treguar se pacientët me depresion klinik kanë 30 për qind rrezik më të madh për prezencë të proceseve inflamatore në tru.

Proceset inflamatore në tru kanë qenë të ndërlidhura edhe me rrezik më të madh për simptoma më të rënda të depresionit.

Hulumtuesit besojnë se rezultatet e tyre e sqarojnë tashmë rritjen e njohur të rrezikut nga depresioni te personat me sëmundje inflamatore kronike.

Exit mobile version