Site icon PORTALB

Raundi i fundit i bisedimeve për formimin e koalicionit qeveritar në Gjermani

Flamuri gjerman, ilustrim

Raundi i fundit i bisedimeve për formimin e koalicionit qeveritar në Gjermani fillon sot, ndërsa të dyja palët në bisedimet, konservatorët dhe socialdemokratët presin t’u japin fund bisedimeve, megjithatë nuk është përjashtuar mundësia që bisedimet të vazhdohen edhe për dy ditë

Nëse sot arrihet marrëveshje, ajo duhet të miratohet nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vijojnë bisedime optimiste por të vështira gjatë të cilave duhet të zgjidhen disa çështje të rëndësishme.

Përfaqësuesja e Partisë Socialdemokrate Manuela Shvezig tha se “edhe shumë çështje kanë mbetur të hapura”.

Palët në bisedime e vendosën ditën e sotme si afat përfundimtar për të arritur marrëveshje, megjithatë janë lënë edhe dy ditë shtesë, nëse është e nevojshme.

Exit mobile version