Site icon PORTALB

Izraeli me sulm të ri ajror në Rripin e Gazës

Gaza

Forcat ajrore izraelite bënë sulme në pjesën jugore të Rripit të Gazës, pasi nga pala palestineze mbrëmë është hedhur një raketë drejt Izraelit Jugor.

Gjatë sulmit ajror nuk ka viktima.

“Si përgjigje ndaj lansimit të projektilit në Izraelin Jugor, avionët i qëlluan dy struktura ushtarake”, thuhet në kumtesën e armatës izraelite.

Ky është këmbimi i dytë i sulmeve në 24 orët e fundit. Dje armata izraelite e qëlloi Hamasin në Rripin e Gazës, si përgjigje ndaj raketës e cila u hodh të enjten.

Exit mobile version