Portieri i Romës, Alisson Becker është vënë nën radarin e kampionit të Evropës.
Real Madridi ka kohë që kërkon një portier për të zëvendësuar Keylor Navasin.
Prioritet i “Los Blancos” është David de Gea, por duke parë rezistencën e Manchester United që nuk lejon shitjen e spanjollit, drejtuesit e Realit kanë kthyer sytë tek numri një i Romës, Alisson, përcjell Koha.net.
Braziliani po shkëlqen me ekipin romak që me pritjet e tij në shumë raste ka shpëtuar skuadrën e Eusebio di Francescos, transmeton kp.
Në verë pritet që Reali të bëjë një ofertë për 25-vjeçarin, i cili është edhe zgjedhja e parë e trajnerit Tite në kombëtaren e Brazilit.
Në garë për të raportohet se është edhe Liverpooli.