Site icon PORTALB

BE: Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi pa vonesë

Ilustrim

 Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar së bashku me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë janë dy kriteret e mbetura të BE-së për Kosovën për të përfituar liberalizimin e vizave, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

“Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar pa vonesë të mëtejshme do të ishte sinjal i vërtetë që Kuvendi punon në interes të gjithëve në Kosovë”, thuhet në përgjigjën e zyrës së BE-së.

Gazeta prishtinase “Zëri” shkruan se vizita e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq në Kosovë e paralajmëruar në fillim të këtij muaji, nuk pritët të ndryshoi qëndrime sa i përket demarkacionit kufitar mes dy shteteve.

Nga BE thonë se deputetët duhet të ratifikojnë demarkacionin pa vonesa të mëtejshme. Sipas tyre, ratifikimi i saj do të ishte sinjal që Kuvendi punon në interes të Kosovës.

Exit mobile version