Site icon PORTALB

Tramp: FBI-ja e politizon hetimin për involvimin rus në zgjedhjet

Kryetari i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e akuzoi FBI-në dhe Ministrinë e Drejtësisë se e politizojnë hetimin për involvimin eventual të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

“Udhëheqësia dhe hetuesit e FBI-së dhe të Ministrisë së Drejtësisë e politizojnë procesin e shejtë hetues në dobi të demokratëve, e kundër republikanëve, që deri paradokohe ishte e paimagjinueshme”, shkruan Tramp në Tuiter.

Paraprakisht, Shtëpia e Bardhë kumtoi se Tramp do të lejojë publikimin e memorandumit të besueshëm, të përgatitur nga republikanët, e ku akuzohet FBI-ja se shfrytëzon teknika sulmuese për vëzhgim në hetimet për involvim eventual rus në zgjedhjet.

Në memorandum thuhet se ka pasur lëshime nga ana e FBI-së në etapat e para të hetimeve për lidhshmërinë eventuale mes Trampit dhe rusëve gjatë zgjedjeve presidenciale.

Exit mobile version