Site icon PORTALB

KEMM e dënon incidentin e djeshëm në MPJ

KEMM, 05.09.2016

KEMM

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) e dënon sjelljen e përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), i cili dje në konferencë për shtyp të ndërmjetësuesit Nimic u përpoq që ta ndalojë gazetarin e TV21, që të parashtrojë pyetje, por edhe kërcënimet që më pas kanë vijuar për marrjen e akreditimit të tij, njofton Portalb.mk.

Për KEMM është plotësisht e papranueshme që në çfarëdo lloj mënyre të pengohet puna profesionale e gazetarëve, e cila duhet të jetë e lirë dhe pa kurrfarë trysni apo kërcënime.

KEMM e fton MPJ-në që të ndërmarrë masa të patjetërsueshme që ta pastrojë rastin dhe të pengojë në përsëritjen e incidenteve të ngjashme.

Exit mobile version