Site icon PORTALB

Bejta i përgjigjet Taravarit: Çdo punë e kam kryer brenda procedurave ligjore

Bejta dhe bashkëshortja e tij duke votuar

Bejta dhe bashkëshortja e tij duke votuar

Ish kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta i ka mohuar akuzat e pushtetit aktual të komunës se në të kaluarën Komuna e Gostivarit ka shitur tokë me çmime qesharake.

Në një deklaratë dhënë për televizionin “TV21“, Bejta thotë se çdo punë që ai e ka kryer kur ka qenë kryetar i komunës së Gostivarit e ka kryer brenda çdo procedure ligjore.

“Jo vetëm për tokën por ne gjithçka e kemi kryer brenda procedurave ligjore. Ne kemi investuar shumë në qytetin e Gostivarit, mbi 600 projekte, mbi 50 banesa kolektive. Ne kemi punuar brenda normave ligjore dhe prandaj Gostivari sot është një qytet ndryshe nga qytetet e tjera”, shprehet Bejta.

Në deklaratë ai thotë se Taravari tani është zgjedhor kryetar dhe  se puna e tij do të tregojë nëse do të bëjë më shumë për qytetin e Gostivarit se ai në kohën e tij.

Arben Taravari akuzoi sot se pushteti i kaluar i Komunës së Gostivarit ka shitur pronë të kësaj Komune edhe atë me çmime qesharake. Në prezantimin e radhës “E vërteta për BDI-në”, kryetari i Gostivarit Taravari, tha se tani pronarë të atyre pronave janë të afërmit e ish kryetarit të Komunës së Gostivarit.

Exit mobile version