Site icon PORTALB

Kosovë, gjashtë vjet burg për Naser Kelmendin!

Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Naser Kelmendin për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe për shpërndarje, me ç’rast ai u dënua me gjashtë vjet burg, ndërsa u lirua nga akuzat e tjera, duke përfshirë atë për krim te organizuar dhe vrasjen e një personi – Ramiz Delaliq – shtetas i Bosnjë Hercegovinës, raporton REL.

Kelmendi i lindur në Pejë, aktualisht shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është arrestuar më 6 maj, 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga ajo kohë është në paraburgim në Kosovë.

Më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

Naser Kelmendi
Exit mobile version