Site icon PORTALB

Nesër prej orës 08:30, nuk do të ketë ujë në Komunën e Tetovës

Qyteti i Tetovës

Qyteti i Tetovës

Ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës, njofton se nesër nuk do të ketë ujë prej orës 08:30 për shkak të defektit në  rrjetin kryesor të ujësjellësit, njofton Portalb.mk.

“Ju informojmë se me datë 02.02.2018 (e premte ), për shkak të defektit në rrjetin kryesor të ujësjellësit (F- 400) në “Çarshi e Epërme” do të ketë ndërprerje të ujit për të gjithë qytetarët e Komunës së Tetovës edhe atë prej orës 08:30 deri në përfundim të defektit. Punëtorët e Ndërmarrjes nga N. P. Ujësjellësi dhe Kanalizimi, do të jenë të angazhuar maksimalisht për një sanim më të shpejtë dhe më efikas të defektit”, thonë nga NPK Tetovë.

Exit mobile version