Site icon PORTALB

Zurla dhe tupana për lirimin e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoskit (VIDEO)

Me zurla dhe tupana rreth 100 persona  kanë protestuar përpara zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup, për lirimin e deputetit të paraburgosur nga VMRO-DPMNE, Kërsto Mukoski, njofton Portalb.mk.

Atmosfera e protestës, që ka arritur ta sigurojë “Civil”, më shumë i ngjanë një dasme ku krushqit vijnë për ta marrë nusen, se sa një revolte për të kërkuar lirim nga paraburgimi.

Protestuesit kanë mbajtur bluza me fotografinë e Mukoskit dhe pankarta ku shkruhet “Liri për Kërsten”, “JeSuisKërsto”.

Ndryshe, deputeti Mukoski është paraburgosur për shkak të hapje së dyerve të Kuvendit më 27 prill, që të hyjnë dhunuesit.

Exit mobile version