Site icon PORTALB

Prej nesër ndryshon moti në Maqedoni

Parashikim i motit për sot

Reshje të përkohshme të shiut dhe erë e përforcuar jugore paralajmërojnë meteorologët për nesër, ndërsa të shtunën me intensitet më të madh.

Vranësirat do të fillojnë nesër nga perëndimi, ndërsa në lindje dhe diku në pjesët qendrore do të ketë reshje të dobëta.

Reshjet do të vazhdojnë edhe të shtunën ku do të jenë më intensive dhe do të përcillen me erë të përforcuar jugperëndimore mbi 80 kilometra në orë. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave të rralla, veçanërisht në rajonet perëndimore, ndërsa në viset më të larta malore do të ketë reshje dëbore. Reshjet e përkohshme janë të mundshme edhe të dielën paradite kur në viset më të larta të verilindje do të kalojnë me dëborë të dobët.

Të hënën do të ketë stabilizim të motit.

Exit mobile version