Site icon PORTALB

Spasovski: Shteti duhet të sigurojë programe për risocializim të ish të burgosurit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Policia është e obliguar që të kujdeset për sigurinë, rendin dhe paqen e qytetarëve në shtet, ndërkaq shteti është i obliguar që të sigurojë mekanizma të veçantë, programe për risocializim të ish të burgosurve. Këtë sot e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske nëse policia do t’i ndjekë të burgosurit të cilët tani janë liruar, që të mos i përsërisin veprat, njofton Portalb.mk.

“Policia nuk ka kompetenca që t’i ndjekë qytetarët të cilët janë jashtë burgjeve, për atë ka institucione tjera, në mesin e tyre janë shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese në RM, vetë emri tregon se ata atje duhet të socializohen, risocializohen, ta ndërrojnë sjelljen e tyre. Gjithsesi, shteti duhet që të parashohë mekanizma të veçanta dhe programe të cilat në këtë segment do të kenë rëndësi të veçantë, që këto njerëz të risocializohen dhe të kthehen në jetën normale. Policia është e obliguar që të kujdeset për rendin, paqen dhe sigurinë e qytetarëve, pa dallim për cilin qytetar bëhet fjalë”, tha ministri Spasovksi, gjatë vizitës së tij në Kumanovë.

Exit mobile version