Site icon PORTALB

Njëmbëdhjetë të pastrehë e kanë humbur jetën në një zjarr në Japoni

Ilustrim

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën në një zjarr në shtëpinë e të pastrehëve më të rritur në qytetin japonez Saporo, lajmëroi agjencia e lajmeve DPA.

Shtëpia ishte e vendosur në një ndërtesë trekatëshe të ndërtuar me dru, nëpër të cilën zjarri është zgjeruar shumë shpejtë.

Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë pesë persona të akomoduar në shtëpi.

Exit mobile version