Site icon PORTALB

Indi, 43 të vdekur në një aksident rrugor

Anija me azilkërkues u fundos në Oqeanin Indian

Ilustrim

Së paku 43 persona kanë humbur jetën në shtetin indian Bengali Perëndimor, kur në fillim të kësaj jave një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në lum, njoftuan autoritetet indiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët lokalë njoftuan se ekipet e shpëtimit sot arritën të nxjerrin trupin e pajetë të një personi, ndërsa katër persona llogariten të zhdukur.

Bëhet e ditur se të hënën 31 persona të vdekur u gjetën në një autobus i cili më vonë u nxor nga lumi. Të martën ekipet e shpëtimit në lum gjetën edhe 11 kufoma. Nga fatkeqësia mbijetuan 11 persona.

Në aksidentet e trafikut në Indi në vit humbin jetën mbi 110.000 persona. Lodhja e drejtuesve të automjeteve, cilësia e dobët e infrastrukturës rrugore dhe mirëmbajtja joadekuate e automjeteve janë shkaqet e shpeshta të aksidenteve në Indi.

Exit mobile version