Site icon PORTALB

Policia jep detaje për incidentin e armatosur në Çair

Incident ne Cair

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për Portalb.mk, në lidhje me incidentin e armatosur në Çair, ku rreth orës 17:15 janë dëgjuar të shtëna përballë shtëpisë së pleqve në lagjen Fushë Tophan, njofton Portalb.mk.

“Sot rreth orës 17:15, në rrugën B. Paroviç është lënduar T.A. me armë zjarri dhe është dërguar në Spitalin e Qytetit Shën Naumi i Ohrit”, thonë për Portalb.mk nga MPB.

Jo-zyrtarisht mësohet se personi T.A. është plagosur në këmbë, gjegjësisht në gjunjë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Exit mobile version