William dhe Kate janë në Stokholm për një vizitë zyrtare. Ata takuan Princeshën Viktoria të Suedisë dhe Princin Daniel.
Darka madhështore kishte të ftuar figura të njohura suedeze e aktorë të famshëm, fitues të çmimit Oscar, por asnjë nuk shkëlqeu sa Dukesha.
Kate, 36 vjeç dukej bukur e veshur me një fustan në ngjyrë të verdhë shafrani e me lule. Fustani është i stilistes britanike Erdem dhe kushton plot £1945.
Në ditën e tyre të dytë të vizitës në Suedi, William dhe Kate, që është 6 muajshe shtatzënë me fëmijën e tretë, do të takohen me profesorë e akademikë për të diskutuar mbi shëndetin mendor.
Sot, Dukesha sërish ka tërhequr vëmendjen e mediave për veshjen e saj vërtet të këndshme. Kate dukej e lumtur teksa u fotografua duke buzëqeshur. Ajo mbante veshur këtë pallto nga Catherine Walker.