Site icon PORTALB

Rrëzohet një helikopter në SHBA, të paktën 3 të vdekur

Ilustrim

Tre persona kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë lënduar kur në një shtëpi në Kaliforninë e Jugut u rrëzua një helikopter njoftuan zyrtarët lokalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Banorët pohojnë se goditja ishte aq e fuqishme sa në një moment menduan se bëhet fjalë për tërmet.

Policia në Newport Beach bëri të ditur se në helikopterin e vogël Robinson 44 në momentin e fatkeqësisë ndodheshin katër persona. Në mesin e të lënduarve është edhe personi që ishte para shtëpisë.

Helikopteri u nis nga aeroporti “John Wayne”, që gjendet 1.6 kilometra nga vendi ku u rrëzua.

Autoritetet ngritën hetim mbi shkaqet e aksidentit.

Exit mobile version