Site icon PORTALB

Parlamenti zgjedh liderin e Katalonjës

Deputetët katalonas sot do ta zgjedhin liderin e ri të provincës së Katalonjës.

Kandidati për këtë funksion Karles Puxhdemon është në egzil në Bruksel, ndërsa Qeveria qendrore në Madrid tenton ta bllokojë zgjedhjen e tij.

Me Katalonjën tre muajt e fundit udhëheq Madridi, pasi kryeministri spanjoll Mariano Rahoj e ndërroi Puxhdemonin për shkak të deklaratës së miratuar të njëanshme për për pavarësi, që ishte miratuar nga Parlamenti rajonal në tetor të vitit të kaluar.

Është e mundur sot Parlamenti ta zgjedhë Puxhdemonin për kryetar të Qeverisë rajonale, por sepse pas tij është shpallur fletarrestim, është e mundur sapo të vijë në territorin e Spanjës të arrestohet. Nëse ai zgjidhet, dhe nuk kthehet në Katalonjë, Parlamenti duhet të zgjedhë kandidat tjetër.

Ithtarët e Puxhdemonit propozuan ai të qeverisë nga Brukseli me ndihmën e video linkut apo përmes të një të autorizuari. Por, Kushtetuta e hodhi poshtë këtë mundësi, duke theksuar se ai duhet të marrë pjesë në seancën ku duhet të japë betimin për lider rajonal.

Parlamenti katalonas ka dy muaj të dakordohet për kandidatin, që jep hapësirë për uljen e tensioneve dhe për lirimin e separatistëve të burgosur, ndërsa është e mundur edhe t’i lejohet Puxhdemonit të kthehet në vend dhe të mos burgoset.

Në zgjedhjet parlamentare në Katalonjë në dhjetor separatistë fituan 70 nga gjithsej 135 vende, por tani për tani nuk theksohet ndonjë emër që do ta trashëgojë Puxhdemonin, sepse lideri i së Majtës Republikane të Katalonjës (ERC), Oriol Zhenkeras është në paraburgim.

Sipas përvojave të deritanishme, është e mundshme të ndryshojnë punët në momentin e fundit dhe të ndodhë një veprim i papritur.

Exit mobile version