Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho së fundmi është nominuar në International Opera Award 2018, në kategorinë “këngëtarja femër” që mbahet në Britani të Madhe, njofton Portalb.mk.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jaho nëpërmjet rrejtit social fejsbuk dhe të njëjtën e cilësoi si nder për të.
“Ndihem shumë e nderuar për nominimin në International Opera Awards 2018”, tha Jaho.
Përdryshe, Ermonela Jaho është soprano shqiptare e cila u lind në Tiranë, Shqipëri por që u largua më vitin 1974. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj.
Ajo filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike “Jordan Misja” në Tiranë ajo fitoi një konkurs që i mundësoi largimin e saj në Itali për të përfunduar studimet në Akademinë “Santa Cecilia” në Romë. Pas përfundimit të studimeve për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si: Giacomo Puçini në Milano Itali më 1997, Spontini International Ancona, Itali më 1998, në Rovereto Zandonai, Itali më 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Wexford më 2000.
Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj.
Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italian RAI, Mondovisione, BBC etj.
Ndryshe, International Opera Award është një ceremoni vjetore e shpërblimeve që nderon arritjet në opera në mbarë botën.
International Opera Awards u themelua në vitin 2013 nga Harry Hyman, biznesmen në Mbretërinë e Bashkuar, filantrop dhe mbështetës i operës, dhe John Allison, redaktor i revistës Opera. Qëllimi i ngjarjes është të rrisë profilin e operës si një formë arti në nivel ndërkombëtar.
Çmimet jepen në rreth 20 kategori çdo vit. Nominimet për të gjitha kategoritë janë të hapura për publikun e gjerë, të cilët paraqesin zgjedhjet e tyre nëpërmjet një forme online. Listat e gjata të krijuara nga ky proces janë konsideruar më pas nga një juri e kritikëve dhe administratorëve të operës, të cilët shpallin shortlista përpara ceremonisë.
Fituesit përcaktohen me votim të fshehtë, me përjashtim të Çmimit të lexuesve të revistës Opera, e cila vendoset me votim publik.
Më poshtë mund të shihni edhe çmimet e ndara në International Opera Award 2017.