Site icon PORTALB

Gabriel Barbosa: Gabova kur u largova nga Santosi

Gabigol

Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol ka pranuar se ai “u përpoq shumë, por ishte e vështirë” dhe shkoi keq sapo u largua nga Santosi në Inter.

Gabigoli kthehet në Santos në huazim, 18 muaj pas largimit për Interin në një kontratë prej 29.5 milionë eurosh, me sulmuesin që nuk ka arritur të bëjë asnjë paraqitje si titullar në Serie A në kohën e tij me Nerazzurët.

“Kam provuar shumë dhe jam përpjekur shumë te Interi në raste të caktuara”, ka thënë fillimisht Gabigol në prezantimin e tij zyrtar te Santosi.

“Unë e di që kam bërë gabime, por unë po shkoj përpara përsëri. Është shumë e lehtë për mua në Santos”.

“Jam ende shumë i ri, duke luajtur futboll më jep lumturi dhe më duhet të luaj përsëri”.

“Vendosa se ishte koha për t’u kthyer, ndërsa po mendojë edhe për Kupën Botërore”.

“Kam gabuar kur u largova nga skuadra për Interin, por kërkova ndjesë të nesërmen”.

“Cilësia më e mirë e një burri është që të kërkojë falje pasi bën një gabim dhe mëson prej tij”, përfundoi braziliani.

Exit mobile version