Pasha qoftet, supa ideale për aneminë

Ju këshilloj t’i gatuani më shpesh për fëmijët tuaj pasi zakonisht në formë qofte e kanë më të thjeshtë të konsumojnë mishin e viçit! Sidomos në këtë periudhë që ka shumë viroza, këshilla vjen nga Rolia Naço, dietologe.

Përbërësit:

  • 500gr mish viçi të grirë,
  • 1/2 filxhan oriz,
  • majdanoz,
  • 2 vezë,
  • karrot të grirë,
  • kripë,
  • piper,
  • limon
  • dhe pak miell

Fillimisht do të bëni qoftet në masa të vogla (do të ziejnë më shpejt).
Dhe do t’i hidhni në një tenxhere me pak ujë dhe avash- avash duan mesatarisht 30-45 minuta në fund do të shtoni lëngun me limon dhe erëzat!/ Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button