Site icon PORTALB

Gjermani, policia në kërkim të hajdutëve që vodhën 44 ton çokollatë

Ilustrim

Policia gjermane është vënë në ndjekje të hajdutëve të cilët vodhën 44 ton çokollatë në jug të vendit të premten e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia të hënën njoftoi se dy kamionë me çokollata janë vjedhur në një park industrial në Freiberg. Vlera e çokollatës vlerësohet në 400 mijë euro.

Një kamion me rimorkio me targa polake u gjet të shtunën pranë kufirit gjermano-francez. Shoferi u arratis në këmbë kurse rimorkio mbeti me ngarkesën e sasisë të madhe të çokollatës.

Kamioni tjetër u gjet në qytetin Lahr, gjithashtu pranë kufirit me Francën. Dy të tretat e çokollatës janë ndërsa hajduti është arratisur.

Policia është vënë në kërkim të hajdutëve dhe u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse posedojnë çfarëdo informacioni.

Exit mobile version